Fëmija 14 vjeçar humb jetën në plazhin e Durrësit

Durrësi

Fëmija 14 vjeçar humb jetën në plazhin e Durrësit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë nga ana e policisë së Durrësit, e cila njofton se ka vdekur një fëmijë 14 vjeçar në zonën e plazhit që njihet si “Shkëmbi i Kavajës”.

Policia njofton se shtetasi me inicialet E.H, duke ndenjur në shezlong, ka humbur jetën. Ende nuk dihet shkaku real i vdekjes së papritur të adoleshentit, por policia sqaron se mbi të nuk janë gjetur shenja dhune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme.

NJOFTIMI I POLICISË

 “Më datë 15.07.2018, te “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur”, informojnë burime zyrtare të policisë.

Sipas të njëjtave burime, sqarohet se nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, por vdekja është natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat