Solidaritet me kolegun, avokatët e Durrësit nuk do shkojnë në seanca

Durrësi

Solidaritet me kolegun, avokatët e Durrësit nuk do shkojnë në seanca

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 10:19
Gjykata në Durrës

Dhoma e Avokatisë Durrës ka njoftuar mospjesëmarrjen e avokatëve, anëtarë të saj, në të gjitha seancat për çështjet penale, civile e administrative të planifikuara për sot e nesër në gjykatat e rretheve gjyqësore Durrës e Kavajë, si dhe në Gjykatën e Apelit.

Vendimi në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar pak ditë më parë ndaj avokatit I.Ilia para godinës së prokurorisë dhe gjykatës. Dhoma ka njoftuar vetëm pjesëmarrjet në seancat gjyqësore për masat e sigurimit personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat