Dyndje në portin e Durrësit, mbërrijnë mijëra emigrantë e mjete

Durrësi

Dyndje në portin e Durrësit, mbërrijnë mijëra emigrantë e mjete

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 10:04
Porti i Durrësit

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë. Kështu mëngjesin e sotëm kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat