“Më ngacmonte gruan”, zbulohet shkaku i plagosjes me thikë të 52-vjeçarit në Durrës - Bota Sot
“Më ngacmonte gruan”, zbulohet shkaku i plagosjes me thikë të 52-vjeçarit në Durrës

Durrësi

E hënë, 15 tetor 2018

“Më ngacmonte gruan”, zbulohet shkaku i plagosjes me thikë të 52-vjeçarit në Durrës

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:53
Durrës

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e 52-vjeçarit sot në Durrës. Mësohet se shtetasi me inicialet B.Xh., 36 vjeç ka akuzuar shtetasin me inicialet S.Dh., që mbeti i plagosur, se i ngacmonte gruan. “Më ngacmonte gruan”, mësohet të jetë shprehur në polici 36-vjeçari, i cili ka pranuar edhe krimin para oficerëve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”. Pas konfliktit verbal që pati mes dy burrave, 52-vjeçari është goditur me thikë, ndërsa është gjetur nga kalimtarët e rastit i mbuluar nga gjaku. Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test