Transportonin me ambulancë cigare kontrabandë, gjykata jep masën e sigurisë për doktorin dhe shoferin

Durrësi

Transportonin me ambulancë cigare kontrabandë, gjykata jep masën e sigurisë për doktorin dhe shoferin

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për shoferin e ambulancës dhe doktorin e Autoritet Portual Durrës, mbi të cilët rëndon akuza e kontrabandës dhe shpërdorimit të detyrës.

Burime nga Gjykata e Durrësit thanë se gjyqtari i çështjes Petraq Curri pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve ka vendosur...

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrance të shtetasit Zamir Cyrbja, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra për te cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”‘Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, date 5.12.2015) parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Zamir Çyrbja, “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrance te shtetasit Artan Dhima, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcize ose me pezullim të plota apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”‘Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, date 5.12.2015) parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Artan Dhima, “Arrest ne shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat