Vdekja e të moshuarës në Durrës, arrestohet nipi 21-vjeçar

Durrësi

Vdekja e të moshuarës në Durrës, arrestohet nipi 21-vjeçar

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:50
Vendi ku ndodhi vrasja

E moshuara Floresha Shkurti, e gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një ditë më parë, nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrore, por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Policia e Durrësit, përmes specialistëve të saj hetimorë ka bërë të mundur detajimin e plotë të ngjarjes. Sipas asaj që raportohet nga policia, për vrasjen e shtetases 81-vjeçare është arrestuar nipi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Ai, dyshohet se mesditën e së enjtes ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, siç thuhet për motive të dobëta, ndërsa 81-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

21-vjeçari Redmon Gruda do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat