‘Rrit qen të të hajë kokën’/ Fqinjët flasin për Floreshën që e vrau nipi: Sakrifikonte për të…

Durrësi

‘Rrit qen të të hajë kokën’/ Fqinjët flasin për Floreshën që e vrau nipi: Sakrifikonte për të…

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:12
Vrasja e 81-vjeçares Floresha Shkurti prej nipit 21-vjeçar ka shkaktuar tronditje të madhe tek qytetarët durrsakë

Vrasja e 81-vjeçares Floresha Shkurti prej nipit 21-vjeçar ka shkaktuar tronditje të madhe tek qytetarët durrsakë, e veçanërisht tek të afërmit dhe komshinjtë e familjes.

Dyert e mortit janë hapur në apartamentin që gjendet në katin e tretë nga dy vajzat e viktimës, të cilat mbërritën me shpejtësi nga shteti italian ku jetojnë me familjet e tyre.

Të shumtë janë të afërmit dhe komshinjtë që shkojnë për ngushëllim. Ata thonë se është e patolerueshme të ngrejë dorë nipi mbi gjyshen e të shkaktojë një krim të tillë.

“Gjyshja i rriti të dy nipërit pasi i ati i tyre u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Floresha kishte kaluar një jetë me shumë vështirësi. Ishte divorcuar shumë e re dhe kishte rritur të tre fëmijët e saj e i kishte martuar. Rriti edhe dy nipërit Redmondin dhe të vëllain dhe fati i keq nuk ju nda as në fund të jetës”,- thonë mikeshat e saj, fqinje në pallat.

21-vjeçari, i cili është i skeduar si konsumator i lëndëve narkotike ka pranuar autorësinë e krimit në polici. E vrava në gjaknxehtësi e sipër, grindeshim shpesh sepse jetonim në një shtëpi dhe të ndarë secili në dhoma më vete.

Grindjet kanë qenë të vazhdueshme që kur jemi ndarë unë me mamin nga gjyshja ka pohuar 21-vjeçari.

Ndërkohë e ëma e tij pasi është kthyer nga policia e cila e mori në pyetje nuk ka shkuar më në shtëpinë e saj. Ceremonia mortore po zhvillohet nga vajzat e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat