Policia Durrës apel për ndihmë: Zhduket prej dy ditësh 37-vjeçari

Durrësi

Policia Durrës apel për ndihmë: Zhduket prej dy ditësh 37-vjeçari

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:02
Mariglen Gjoroveni

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 069411021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat