Mijëra paund të padeklaruar, arrestohet 40 vjeçari në Durrës

Durrësi

Mijëra paund të padeklaruar, arrestohet 40 vjeçari në Durrës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20.300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjëtë hyrjes për në Shqipëri.

Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë  italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të  Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur  vlera monetare.

Më datën 21.10.2018 është  përzgjedhur për kontroll të imtësishëm  shtetasi B.D, 40 vjeç lindur  në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në  Londer Angli, i cili kishte mëritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës, njoftoi Policia.

Nga kontrolli  personal në prani të doganës, shtetasit B. D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit,  Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen  Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për  veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të  veprës penale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat