Ulnin vitin e prodhimit të makinave, 3 të arrestuar në Durrës

Durrësi

Ulnin vitin e prodhimit të makinave, 3 të arrestuar në Durrës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:14
Ilustrim

Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Silent”, ka arrestuar 3 persona për falsifikim dokumentash.

Në pranga janë vënë 29-vjeçari Erdi Çena, 32-vjeçari Qani Kacmoli dhe 35-vjeçari Glodjan Sulaj.

Gjithashtu, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

• Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”;
•Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore”.
• Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”.

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues ” Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumenta kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar. Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat