Atentati në Durrës. Edison Harrizaj u ekzekutua në makinë

Durrësi

Atentati në Durrës. Edison Harrizaj u ekzekutua në makinë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:54
Atentati në Durrës

Edision Harrizaj, i njohur në qytetin e tij si “Edisioni i shtatë pallateve”, është ekzekutuar dje në mbrëmje në qytetin e Durrësit.

Ai rezulton një person i skeduar, ndërsa njihet për lidhjen me Emiljano Shullazin që ndodhet në burg. Në atentat mbeti i plagosur rëndë shoku i tij i ngushtë, Genci Caci, 33 vjeç. Të dy u goditën në një pritë në lagjen 13, në Durrës.

Harrizaj mendohej se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një mjet Audi dhe në shoqërinë e 33-vjeçarit të plagosur rëndë. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi pasi mjetit të tyre i është prerë rruga nga një tjetër mjet.

Harrizaj ka ngadalësuar dhe ka tentuar të shmanget, por është gjendur para breshërisë së armës.

Policia gjeti 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Rruga ku u ngrit prita nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur. Më pas, u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Dyshimet flasin se Harrizaj është ekzekutuar për hakmarrje dhe ngjarja vjen pas zhdukjes së Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe disa ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës. Harrizaj ishte shoqëruar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Konomi, por edhe për rrëmbimin e Albano Xhaferrit.

Mendohet se gjithçka mund të jetë pasojë e luftës me bandave me qendër në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat