Plagoset me thikë 52-vjeçari në Durrës, gjendet i mbuluar në gjak nga kalimtarët

Durrësi

Plagoset me thikë 52-vjeçari në Durrës, gjendet i mbuluar në gjak nga kalimtarët

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 21:24
Durrës

Një 52-vjecar është plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.Dh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri ishte gjetur nga kalimtaret në trotuar i shtrirë dhe mbuluara nga gjaku.

Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat