Mercedes do riparojë 3 milion vetura papagesë, ja sa do kushtojë aksioni

Ekonomi

Mercedes do riparojë 3 milion vetura papagesë, ja sa do kushtojë aksioni

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 korrik 2017 Në ora: 19:44
Mercedes

Firma më e madhe e automjeteve “Mercedes” do riparojë motorët me naftë të tre milion veturave për të zvogëluar emetimin e monooksid azotit ose gazrave të dëmshme për natyrën, shkruan “Bild”.

Daimler nuk ka dhënë detaje të tjera, por aksioni pritet të kushtojë 220 milion euro dhe do fillojë nga java e ardhshme. Për pronarët e veturave “Mercedes” riparimi do jetë papagesë.

Përpara një jave kishte pasur disa pretendime se një milion vetura Mercedes emetojnë gazra të dëmshme në natyrë, më shumë sesa norma e lejuar. Për të larguar dyshimet dhe për të ruajtur imazhin, Mercedes do fillojë aksionin e lartëpërmendur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat