Për 1 vit, bashkatdhetarët shpenzojnë 700 milionë euro në Kosovë

Ekonomi

Për 1 vit, bashkatdhetarët shpenzojnë 700 milionë euro në Kosovë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 11:34
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Kosova vetëm në vitin 2016 ka përfituar nga diaspora rreth 700 milionë euro. Kjo u tha në konferencën e organizuar nga D&D Businnes Support Center, me temën “ Nxitja dhe Promovimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë“.

Drejtori i D&D Business Supoprt Center, Safet Fazliu tha se ndryshimi i destinimit të remitancave do të kishte impakt më të madh në zhvillimin ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të gjendjes sociale.

Sipas tij vetëm në vitin 2016 Kosova nga diaspora ka përfituar rreth 700 milionë euro.

Fazliu: Ndryshimi i destinimit të remitancave

“Në aspektin e strukturës së destinimit të remitancave pjesa dërrmuese e tyre shifet se janë të destinuara për konsum të përditshëm  pastaj në patundshmëri  apo ndërtimtari, mbulim të shpenzimeve shëndetësore, shkollim e tjera, ndoshta konsiderohet si një pjesë relativisht e vogël e tyre  rreth 3 deri 4% shkojnë në apo janë të destinuara në investime direkte në biznes. Pra fokusi kryesor i kësaj konference është se si ta ndërrojmë këtë strukturë do me thënë në favor të investimeve direkte në biznes  në raport me destinimin e remitencave në konsum,........Ndryshimi i destinimit të tyre në favor të investimeve direkte do të kishte një pakt shumë fish më të madh si në rritje ekonomike ashtu në krijim të vendeve të reja të punës, përmirësim të gjendjes sociale. Në anën tjetër nga kjo do të përfitonte edhe vetë diaspora përmes kthimit të investimeve respektivisht të hyrave nga bizne si në njërën anë dhe në anën tjetër do të iu mundësohej riatdhesimi  dhe riintegrimi i tyre në  vendin e origjinës”, tha ai.

Sipas tij me qëllim të krijimit të  një ambient të favorshëm për të investuar  diaspora në Kosovë janë bërë disa hapa të rëndësishëm në aspektin e reformës fiskale tatimore, janë aprovuar ligje që e rregullojnë ambientin për biznes, janë eliminuar shumë barriera burokratike, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit etj.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Ministri i Diasporës, Valon Murati i cili tha se vetëm në vitin 2015 nga diaspora kanë hyrë gjithsej 1 miliard e 500 mijë euro dhe  se rreth 700 milionë euro janë paratë që bashkatdhetarët i harxhojnë në Kosovë gjatë pushimeve.

Murati: Rreth 700 milionë euro janë para që bashkatdhetarët harxhojnë në Kosovë

“Për vitin 2015 në total në tri shtylla nga diaspora hyjnë dikun rreth 1 miliard e 500 mijë euro për shembull për vitin 2015 dhe kjo pak e shumë është e pa ndryshueshme, struktura e këtyre parave mund të ndryshoj por shifra e përgjithshme mbetet e njejtë dhe remitancat janë aty dikund ku tha edhe Safet shkon dikund çdo vit rreth 650 deri 670 milionë euro një shifër shumë e rëndësishme të cilën nuk e përmendim shumë e cila trajtohet si shpenzimet e udhëtimit apo që shtetet tjera të ardhura nga turizmit janë gjithashtu afër 700 milionë euro janë paratë që diaspora i shpenzon kur vjen në Kosovë“, tha ai.

Murati tha se problemet kryesore për investitorët e diasporës janë mos sundimi i ligjit në Kosovë, mungesa e energjisë elektrike dhe mungesa e aftësimit profesional të gjeneratave të cilat do të bënin një treg më atraktiv për investitorët.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri tha se sistemi i Administratës Tatimore është i thjeshtë dhe ofron lehtësi për të gjithë investitorët e diasporës që mund të jetë potencial i fuqishëm për zhvillim ekonomik.

Ai po ashtu shtoi se pako e parë fiskale e miratuar në vitin 2015 ka qenë një lehtësim për investimet nga bashkatdhetarët tanë.

Imeri: Sistemi Tatimor i Kosovës u ofron lehtësi investistirëve të diasporës

“Sistemi tatimor i Kosovë është i thjeshtë, është sistem i cili është i ndërtuar mbi parimet e vetë deklarimit të tatimeve, parimet e tatimeve vullnetar pa ndonjë tendencë që të bëhen obligimet ende pa i pasur të hyrat dhe i përfshirë ato në regjistrat e tyre, është sistem i lehtë....Lehtësitë që janë ofruar me pakon e parë fiskale e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2015 është njëra prej pakove e cila sigurisht drejtpërdrejtë prek edhe investitorët e diasporës posaçërisht ato që investojnë në fushën e prodhimit por edhe në veprimtari tjera”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Bankës Qendrore e Kosovës, Shkendije Himaj, tha se rreth 1/3 e të hyrave nga diaspora kanë peshë në bruto produktin e vendit në çfarëdo lloj kategorie që ato i klasifikojnë.

Për lehtësira për investitorët nga diaspora ka folur edhe zëvendës drejtori i Dogana të Kosovës, Bajram Rexha i cili tha se Dogana e Kosovës ka njësi dhe sektore të veçanta për të ofruar lehtësira doganore.

Remitencat e diasporës janë rreth 670 milionë euro në vit

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se remitencat e diasporës brenda vitit në Kosovë kapin shifrat 650-670 milionë euro.

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së mbajtur sot me temën " Nxitja dhe promovimi i investimeve të Diaspora në Kosovës".

Murati ka theksuar se mos sundimi i ligji, energjia elektrike, mos aftësimi profesional janë disa nga problemet për investitorët nga diaspora.

Ai bëri thirrje që çdo qeveri të ketë për prioritet investitorët nga diaspora, pasi që ata luajnë rol të madh në investime direkte në industri, tregti dhe bujqësi.

Ndërsa, drejtori i D&D Businnes Support Center, Safet Fazliu tha se remitencat e diasporës vazhdojnë të jenë arsyeja e madhe e rritjes ekonomike në Kosovë.

Ai tha se investimi i remitencave direkte në biznes krijon vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.

"Të krijojmë një ambient më të mirë për biznes për t’iu ofruar kushte më të mira diaspora për të investuar në Kosovë dhe sfidat e të bërit biznes t’i adresojmë tek organet kompetente", tha Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat