Edhe MZHE'ja garanton se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë

Ekonomi

Edhe MZHE'ja garanton se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Institucionet e vendit po vazhdojnë të garantojnë se çmimi i energjisë nuk do të rritet as pas 1 prillit, pavarësisht paralajmërimeve të ZRRE-së.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se janë marrë të gjitha masat dhe me lëshimin në punë edhe të bllokut 2 të termocentralit Kosova B do të stabilizohet në masë të madhe situata me energjinë.

Në konferencën e fundvitit, i pari i kësaj ministrie ka folur edhe për proceset që e presin rreth termocentralit Kosova e Re, përderisa ka thënë se shumë shpejt kontrata do të jetë e qasshme për publikun.

Për vitin e ardhshëm ka premtuar se do të kompletohen Bordet e Trepçës dhe do të zgjidhet drejtori si dhe do të merren masa për nisjen e prodhimit, pasi deri më tani nga buxheti i vendit janë investuar miliona euro.

Ndërsa ka bërë të ditur se ka dhënë urdhër të ndalohen të gjitha bonuset që kanë marrë bordet në ndërmarrjet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat