Ministri Hasani paralajmëron masa reciproke me Shqipërinë

Ekonomi

Ministri Hasani paralajmëron masa reciproke me Shqipërinë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 20:51
Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në emisionin InfoBox, ka paralajmëruar edhe Shqipërinë se mund të ketë masa reciproke, nëse ata vazhdojnë të shfaqin probleme në produkte të caktuara.

Ai gjithashtu tha se masa të tilla janë marrë me Serbinë, ku produktet e argjilës do të taksohen, ndërsa paralajmëroi masa të tilla edhe për produkte të tjera.

Hasani gjithashtu, tha se presin që të aprovohet edhe kërkesa për pagën minimale pre 250 euro, që sot është dërguar në qeveri.

Hasani gjithashtu tha se po punojnë që edhe për bizneset të hiqen disa barriera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat