OSHP në presin nga hetuesia dhe prokuroria

Ekonomi

OSHP në presin nga hetuesia dhe prokuroria

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, organizuan konferencën e fund vitit, në të cilën u përmendën sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.

Vlerësohet se problemet kryesore të identifikuara në këtë periudhë të raportimit lidhen me mos konsistencën në vendimet e OSHP-së dhe krijimin e pasigurisë juridike në interpretimin e legjislacionit.

Në kuadër të kësaj periudhe, Isuf Zejna nga Demokracia+, ka thënë se gjatë monitorimit ka ndodhur edhe ngritje e aktakuzës, gjë e cila ka zbritur numrin e anëtarëve të OSHP-së nga pesë në tre anëtarë aktiv, të cilët mund të merren me shqyrtimin e ankesave.

Zejna: Raporti reflekton shkeljet sistematike

“Ky raport reflekton shkeljet sistematike ose ato që na përsëriten nga viti në vit dhe për të cilat kërkohet një vëmendje në adresim. Sa i përket monitorimit të OSHP-së, pikat ne në të cilat jemi koncentruar më së shumti janë konsistenca e vendimeve, ekspertizat, konfliktin e interesit, integritetin, vonesat në vendimmarrje, institucionet me më së shumti ankesa dhe akuza të cilat kanë qenë për stafin dhe për bordin në OSHP, gjë që ka paraqitë shumë probleme në funksionimin normal të këtij institucioni dhe kjo mbase duhet të jetë një prej temave të diskutimit në vitin e ardhshëm”, ka thënë Zejna.

Sipas tij, në mes të OSHP-së dhe Prokurorisë së shtetit duket që qëndron një mur i pa kalueshëm, pasi që nuk ka asnjë bashkëpunim të dukshëm për adresimin e rasteve të shkeljeve të rënda dhe të qëllimshme në prokurim.

Blerim Dina, kryetar i Bordit të OShP-së ka thënë se OSHP gjatë periudhës janar deri më 28 dhjetor 2017, ka pranuar gjithsejtë 541 ankesa të parashtruara nga operatorët e ndryshëm ekonomik, ku prej tyre OSHP ka shqyrtuar 459 ankesa, për të cilat janë nxjerrë vendime dhe i është dhënë përgjigje palëve në procedurë.

Sipas tij, në shqyrtim e sipër janë edhe 80 ankesa.

Mirëpo, Dina ka shfaqur brengën e tij për presionin që po i bëhet OSHP me intervistimin e shpeshtë nga ana e hetuesisë dhe prokurorisë.

Dina: OSHP po has në vështirësi nga hetuesia dhe prokuroria

“Gjatë punës, OSHP po has gjithashtu edhe në vështirësi, siç është p.sh. intervistimi i shpeshtë nga hetuesia dhe prokuroria për vendime dhe për lëndë të cilat janë në proces të shqyrtimit... Operatorët ekonomik në vend që të orientohet sipas këshillës juridike të vendimit të OSHP-së që me anë të padisë të orientohen në gjykatë, ata ose shkojnë në polici ose në prokurori dhe paraqesin rastet e tyre”, ka thënë Dina.

Stephen Carpenter kryeshef i Team në USAID, ka folur se procesi i prokurimit është një fushë e ndjeshme sepse ka mjete të shumta që kalojnë në këtë proces për mijëra projekte. Ai tha se ligjet janë të mira dhe në përputhje me kërkesat e BE-së për prokurim publik, por te zbatimi i tyre është e vërtetë se disa zyrtarë ende nuk dinë t’i zbatojnë ato.

Në këtë takim të dy këto institucione së bashku me D+ dhe Projektin Team, publikuan të dhëna në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë të arriturat dhe problemet që janë shfaqur gjatë këtij viti.

Po ashtu, D+ do të publikojë çështjet për të cilat do të avokojë në raport me OSHP-në dhe KRPP-në në vitin 2018.

Vëmendje e veçantë iu kushtua tranzicionit në platformën e prokurimit elektronik, e cila pritet të jetë obligative që nga 1 janari 2018.

Dina: OSHP ka pasur presion nga operatorët ekonomik

Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, organizuan konferencën e fundvitit, në të cilën u përmendën sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.

Në këtë takim të dy këto institucione së bashku me D+ dhe Projektin Team, publikuan të dhëna në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë të arriturat dhe problemet që janë shfaqur gjatë këtij viti.

Po ashtu D+ do të publikojë çështjet për të cilat do të avokojë në raport me OSHP-në dhe KRPP-në në vitin 2018. Vëmendje e e veçantë iu kushtua tranzicionit në platformën e prokurimit elektronik, e cila pritet të jetë obligative që nga 1 janari 2018.

 Isuf Zejna nga Demokracia+ ka thënë se po e përmbyllin vitin me shumë sfida në monitorimin e prokurimit publik, ku në shumë raste ka pasur edhe të meta dhe mos transparencë. Safet Hoxha kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KRPP ka thënë çdo ditë e më shumë po shohim raporte të mira nga OJQ   për monitorimin e prokurimit  publik që do të ndikojnë pozitivisht për punën e këtij institucioni.

 Ai shtoi se arritja më e madhe për këtë vit, është krijimi i Këshillit konsultativ që do të prodhon politika në fushën e prokurimit publik.

Po ashtu arritje për të është edhe E-prokurimi  që po gjen zbatim gradualisht.

 Blerim Dina kryetar i Bordit të OShP-së ka thënë se OSHP për një vit ka ka pranuar mbi 500 ankesa nga operatorë ekonomik dhe janë shqyrtuar mbi 400 lëndë. Sipas tij, gjatë gjithë proceseve ndëshkimore  ka pasur transparencë të plotë.

Ai ka shtuar se pesë operatorë në këtë periudhë janë futur në listë të zezë. Ai tha se si sfidë është mungesa e stafit të plotë.

Dina ka thënë se kanë pasur presion nga operatorë ekonomik, ku në vazhdimësi ka pasur edhe vizita nga prokuroria, edhe pse këto ankesa nga operatorët janë të pa drejta në instanca të ndryshme.

Ai tha se OSHP është mjaft transparente, edhe pse D+ ka evidentuar në raport këtë. Stephen Carpenter kryeshef i Team në USAID ka folur se procesi i prokurimit është një fushë e ndjeshme sepse ka mjete të shumta që kalojnë në këtë proces për mijëra projekte.

Ai tha se ligjet janë të mira dhe në përputhje me kërkesat e BE-së  për prokurim publik, por te zbatimi i tyre është e vërtetë se disa zyrtarë ende nuk dinë t’i zbatojnë ato, por ka pasur projekte për trajnim të zyrtarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat