Mulaj: Viti i regresit ekonomik

Ekonomi

Mulaj: Viti i regresit ekonomik

Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:37
Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj.

Viti 2017 nuk u karakterizua me ndonjë sukses të jashtëzakonshme në sferën ekonomike. Papunësia mbetet në nivel të ngjashëm me vitet paraprake, investimet të huaja nuk pati, përkundrazi kishte largim të investitorëve të huaj.

Kështu e ka vlerësuar vitin 2017, drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj.

Mulaj: Viti 2017-të, nuk mund të karakterizohet ekonomikisht

“Viti 2017 ka qenë vit i zakonshëm pothuajse në Kosovë. Nuk është karakterizuar me ndonjë sukses të jashtëzakonshëm, sidomos nëse e marrim në sferën e punësimit, nuk dallon prej viteve të tjera. Qe dhjetë vite në Kosovë rritja e punësimit në Kosovë ka ndodhur për rreth 30 mijë persona të rijnë, që nënkupton që është numër shumë simbolik, krahasuar me venet e rajoni. Po ashtu, edhe rritja ekonomike prej 3-4 %, nuk krijon qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare po edhe nuk krijon vende të reja të punës”, tha Mulaj.

Mulaj në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritja ekonomike 4 përqind  nuk krijon qëndrueshmëri ekonomike. Ai po ashtu tha se viti 2017 , do të mbahet mend për dështim të projekteve të mëdha.

Sipas tij, edhe politikat fiskale nuk u jetësuan në tërësi.

Mulja: Kishim dështime të projekteve

“Po ashtu viti 2017, karakterizohet edhe me një sërë dështimesh, sidomos projektesh. Projekti i Brezovicës një nga projektet më të mëdha në Kosovë me shpresë që ndoshta projekti i Kosovës së Re do të jetë projekt i suksesshëm, po shpresojmë që viti 2018 do të jetë i zbatimit. Po ashtu, viti 2017, kanë pasur përpjekje për të ndryshuar disa pako fiskale që kanë qenë me interes, sidomos për prodhuesit vendor, për biznesin kosovar,  por të cilat nuk janë jetësuar dhe kanë mbet të jetësohen në vitin 2018”, tha Mulaj

Ai ka shtuar se edhe në vitin 2017 ,  bizneset kishin probleme me furnizim cilësor të energjisë elektrike dhe probleme me burokracinë, ku një biznes për të investuar në Kosovë nevojitet të trokas në 22 zyra.

Mulaj po ashtu ka përmendur edhe sektorë të tjerë që shteti nuk i ka shfrytëzuar në dobi të zhvillimit ekonomike, si sektorin minerar, Trepçën dhe turizmin.

Mulaj: Kishim largim të kompanive të huaja

“E kemi sektorin e minierave, sektor totalit të pa zhvilluar, e kemi sektorin e turizmit që nuk është bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim pos po shpresojmë që projekti Borea mund të jetë, pasi dështoi projekti i Brezovicës mund të jetë një shpresë e vogël në sektorin e turizmit malor. Nuk është bërë asgjë për Trepçën, edhe pse është miratuar ligji për Trepçën, është krijuar ndërmarrje publike në vitin 2017, nuk e ka miratuar bordin menxhues të Trepçës dhe po ashtu në vitin 2017, ka pasur largim të investitorëve. Kompani gjermane, një kompanitë më të madhe në botë në fushën e energjisë ‘Bifinger’ është larguar në vitin 2017”, tha Mulaj.

Drejtori i Odës më të re në vend, shpreson që viti 2018 të jetë një vit me zhvillim ekonomik.

Mulaj: Presim që në vitin 2018 Qeveria t’ia kushtojë zhvillimit ekonomik

“Shpresoj që kjo pako fiskale që është miratuar nga Qeveria që të zbatohet nga 1 janari, të kompletohet edhe me një sërë ligjesh tjera siç është ligji për falimentim, qasja në energji elektrike, siç është lejet ndërtimore, siç është efikasiteti në gjyqësor që është një problem shumë  i madh”, tha Mulaj.

Ai mbetet me shpresë që Qeveria në vitin 2018, do të jetë Qeveri më miqësore dhe më kreative për bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat