Binjakët Winklevoss, miliarderët e parë në botë nga Bitcoin

Ekonomi

Binjakët Winklevoss, miliarderët e parë në botë nga Bitcoin

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:26
Binjakët Winklevoss

Kush janë binjakët Winklevoss? Ata u lindën në Nju Jork dhe u rritën në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janë djemtë e një profesori në Universitetin e Pensilvanisë, si dhe themelues i “Winklevoss Consultants” dhe “Winklevoss Technologies”.

Ata u shkolluan në Harvard për ekonomi dhe ishin shokë klase me Mark Zuckerberg, themeluesin e rrjetit social më të madh në botë “Facebook”.

Binjakët janë pikërisht ata që janë përfolur shumë dhe që kanë pretenduar se faqen e tyre të cilën e quanin “Lidhja e Harvardit” iu vodhi Zuckerberg, por tani ata e drejtojnë “Gemini”, një platformë tregtare për kriptovaluta.

Pasi fituan 65 milionë dollar nga Zuckerberg rreth mosmarrëveshjes se ideja e kujt ishte “Facebook”, Winklevoss më pas me dëmshpërblimin e tyre blenë 11 milionë dollarë Bitcoin.

Ata filluan ta blenë këtë kriptovalutë në vitin 2013 dhe sipas vlerësimeve të përafërta të ardhura ata blenë 91,666 Bitcoin me cmim rreth 120 dollarë secila.

Vëllezërit binjakë të quajtur “Miliarderët e parë Bitcoin” në botë kanë parashikuar se kriptovaluta mund të rritet 20 herë në vlerën e sotme.

Ideja për të investuar në Bitcoin, atyre iu lindi kur ishin më pushime në Evropë dhe kishin nevojë për para lidhur me strehimin e tyre, por ishte kaq e vështirë për t’i tërhequr ato nga SHBA në Evropë.

Ata mendojnë se kriptovaluta Bitcoin është më shumë një dyqan me vlerë se sa një monedhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat