Bllokohen prodhuesit

Ekonomi

Bllokohen prodhuesit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 10:52
Kamionët

Vetëm 12 ditë ka zgjatur reforma fiskale që i përkrahë prodhuesit vendorë. Nga e Premtja një numër i madhë i kamionëve me lëndë të parë për prodhuesit kosovarë ka mbetur i bllokuar në kufi.

Pronari i fabrikës për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit, “Meka” Burim Piraj, ka bërë të ditur se kjo po ndodhë pasi është pezulluar pakoja fiskale, e cila i liron nga taksat produktet e lëndës së parë.

“Pakoja e shumë përfolur fiskale nga dje më 12 Janar 2017 është pezulluar. Si pasojë kamionët me lëndë të parë kanë ngelur në Doganë! Reforma që ka prit biznesi i vendit plotë 19 vjet pas zbatimit 10 ditorë është pezulluar!”, ka shkruar Piraj në llogarinë e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat