ATK do të publikojë listat e tatimpaguesve borxhlinj

Ekonomi

ATK do të publikojë listat e tatimpaguesve borxhlinj

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:58
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime tatimore të pashlyera në ATK, se pas datës 1 shkurt 2018 do të publikojë listat e borxhlinjve.

ATK inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor.

“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat