Paralajmëron Haki Abazi: Termocentrali i “Kosovo e re”- Krimi më i madh ekonomik me pasoja 60 vjeçare

Ekonomi

Paralajmëron Haki Abazi: Termocentrali i “Kosovo e re”- Krimi më i madh ekonomik me pasoja 60 vjeçare

Nga: A.M. Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:33
Haki Abazi

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Haki Abazi ka reaguar pas publikimit të kontratës nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e cila është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me  investitori “ContourGlobal” për projektin e TC Kosova e Re në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Në reagimin e Abazit në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “për kënd punoni ju sepse këtu nuk ka logjike ekonomike e as mbrojtje të interesit të publikut këtu matematika është që ju keni bërë një krim të rëndë ekonomik”.

Postimi i plotë:

Valdrin Llukaj, Qeveria dhe Termocentrali i "KOSOVO e RE"- Krimi me i madh ekonomik me pasoja 60 vjecare.

Ajo qe keni publikuar sot eshte marreveshje mashtrimi, kunder zhvillimit ekonomik te vendit dhe keni treguar qe ju si Minsiter dhe Qeveri ne te cilin beni pjese jeni injorant, joprofesional dhe nuk keni aspak njohuri. Ju ne fakt jeni duke shkaterruar te ardhemen e nje vendi te vogel dhe ne asnje menyre nuk jeni te percaktuar per Integrime Rajonale dhe Evropiane ashtu siq flisni. Ju jeni bere peng dhe bashkepunoetre te Klanit PRONTO.

Ne anen emocionale/ nejrezore, ju sot keni kofirmuar qe ketij femiju 10 Vjecar, per ditelindje i keni dhuruar nje torte te zeze prej QYMYRI. Paramendojeni nese vajza jote ose femiju i kujtedo ne qeveri do te merrte nje torte, dhurate te zeze, plot helm, ne dhejtevejtorin e pare te jetes dhe qe do te duhet te jetoje me te plot 60 vite. Ju garantoj qe ardhmeria e atij femiju do te jete zeze, e mbuluar me pluhur, e shkretuar, me mushkeri te demtuara dhe trurin e pazhvilluar per shak te perberjes se grimcave helmuese dhe ndoteseve tjere.

Nga ana shendetit publik: Ne kemi nje trup/ organizem energjetik ne Kosove qe ka humbje te energjise nga te gjitha anet. Kjo humbje mund te krahasohet me nje trup qe ka rrjedhje gjaku dhe ju ne vend se te sheroni pjeset ku gjaku po humbet, ju po tentoni te vendosni edhe nje zemer tjeter per te pompuar gjak edhe me tutje. Ky intervenim eshte i pamenqur dhe e dergon trupin ne vdekje te pakthim.

Nga ana mejdisore: Ju ne konference per shtyp hapur e keni thene qe duhet te siguroni ujin per ftohjen e turbinave; cilin uje prej nga vjen ai uje, cka ju ben farmereve ai uje, a mund te merrni uje nga Ujamni q eme dialog ju keni dhene nen mbikqyrje qeverise se Serbise. Po ashtu ju jeni garantues te sigurimit te thengjillit, qe do te thote exproprimi te tokave te banreve qe perveq qe duhet larguar banore, ju duhet shkatrruar tokat pjellore, biodiversitetin e vendit dhe do hapni gropa te zeza per 60 vitet e ardheshme. duke qene se jeni Minsiter i Ekonomise do te duhej te kuptoni qe fjalia juaj se Qeveri E Ksoves nuk ka obligime fnianciare eshte absolutisht e pavertet , Uji, toka, zhvendosja, ndertimi i vendbanimeve, kompensimi dhe detyrimi per te blere te gjithe energjine perveq se eshte kosoto eshte projeksion qe deshton Kosoven B, perjashton investimet ne energji te ripertristshme dhe krijon situate ku eficienca eshte kunderproduktive ndaj marreveshjes per blerjen e obliguar te energjise se prodhuar nga ky Termocentral. Aq me teper ju jeni munduar qe me fjale te pergjithesuara dhe pa kuptim te mbani te mshehur faktin se i gjithe investimi ne fakt eshte barre ne konsumatorin dhe qytetarin e Kosoves. Epara se qytetari i Kosoves nepermejt taksave do te paguaj gjithak kushtet qe duhet plotesuar qeveria e Ksoves, zhvendosjen, perpunimine thengjillit, sigurimine ujit dhe gjitahshtu do te paguaj kostot e shendetit publik per 60 vitet e ardheshme qe jane me shume spitale dhe sherime jasht shtetit. Ne anen tjeter fatura e enrgjise do te kete rritje inkrementale dhe ju tregoni qytetareve se per cfare kohe te kthimit te investimit behet fjale. Ju mendoni se ne jemi idiot dhe mendojme se nuk kuptojme qe askush nuk investin kapitalin privat pa llogarine plote te fitimit.

Per kend punoni ju sespe ketu nuk ka logjike ekonomike e as mbrojtje te interesit te publikut ketu matematika eshte qe ju keni bere nje krim te rende ekonomik.I vetemi aresyetim per vendimin tuaj eshte qe vertet ju duhet pluhur per te ju hedhur qytetareve syve qe t emos hohin se cfare jeni duke bere. Ne cilindo vend te botes Kryeprokurori do te fillonte procesin gjyqesor sepse ju bashe me Besim Beqaj, Blrenad Stavilevcin keni shkelur te gjitha procedurat perfshire edhe ligjin per prokurim publik dhe ligjet per mjedisin por edhe keni demtuar shtetin ne nivelin qe konsiderohet shkelje kushtetuese.

Ajo qe keni thene dhe eshte ne marreveshje qe poashtu eshte shume e rrezikshme qe kontraktori i ka bere kontratat siq ka dashur vet dhe prej ju kerkon "qymyr te qualitetit te caktuar dhe uje te kualitetit te caktuar" qe do te thote se ju do te merreni me tharjen e qymyrit dhe me pastrimine ujit per te realizuar funksinimin e Termocentrailit ne koeficientin e eeficences se garantuar. Ky eshte shume problem i madh, jo vetem per nga ana financiare direkte por edhe per justifikimet nga gjuah juridike qe krijon hapesire per investitorin me kerku nga Qeveria dhe buxheti i shtetit fonde shtese gjate gjithe kohes per shkak se Qeveria do te deshtoje ne vazhdimesi ne plotesimin e kushteve te parapra me marreveshje.

Te gjitha keto edhe shume pyetje tjera do te duhej te pergjigjen praprkisht ne Vleresimin e Impaktit Mjedisor, Social qe Banka Boterore dhe Qeverite e Kosoves qe 15 vite kane shpezuar me dhjetra miliona Euro dhe nuk ekane kryer asnjehre. natyrosht qe moskryerja eshte akt poltik sepse ky process dhe dokumenti do te tregonte se sa i pakuptimit ekonomikisht, financiarisht, cfare demi do te shkaktonte ne shendetin publik dhe cfare kosto ne shkaterrimin dhe degradimin e mjedisit do te kete. Meqe jemi ketu. Pyetja eshte ku ishte Banka Boterore sot, pse nuk ishte prezent dhe a keni grancion te BB, a ka pasur vendim te bordit te Bankes Boterore per te perkrahur kete Termocentral " KOSOVO e Re".

Krejt ne fund: e di qe ne publik Besim Beqaj, Blerand Stavilevci, Ilir Deda dhe njerez te tjere kane propaganduar qe une jam kunder Termocentralit "Kosova e Re" per shkak se paskam investime ne teknologjine e enregjsie se ripertritshme. Deklarohem publikisht qe kurr nuk kam pasur dhe as sot nuk kam asnje interes personal e as interest te dikujt tjeter e as nje lidhje me asnje lloj ivestimi te cfaredoshem ne Kosove apo kudo tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat