Thaçi: Industria e drurit sektor strategjik për zhvillim ekonomik

Ekonomi

Thaçi: Industria e drurit sektor strategjik për zhvillim ekonomik

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:33
Faton Thaçi gjatë prezantimit të studimit për zinxhirin e vlerës në sektorin e drurit

Industria e drurit është sektor strategjik për zhvillimin ekonomik në Kosovës, dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do krijojë infrastrukturë ligjore që i mbron këta prodhues.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi gjatë prezantimit të studimit për zinxhirin e vlerës në sektorin e drurit, konkretisht nën sektorin e mobilierisë dhe materialeve të drurit për ndërtim, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëministri Thaçi industrinë dhe përpunimit e drurit e ka konsideruar si sektor strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij Ministria e Tregtisë dhe Industrisë objektivë kryesore ka që të krijoj një infrastrukturë ligjore në favor të industrisë së drurit.

Thaçi:  Do krijojmë infrastrukturë ligjore të përshtatshme

“Paralelisht me përkrahjen e granteve dhe subvencioneve që ministria vetëm se ka planifikuar në buxhetet e ardhshme i kemi dhënë rëndësi që të veçantë që gjatë plotësim ndryshimit të infrastrukturës ligjore gjitha kërkesat, nevojat dhe pengesat tuaja që janë paraqitur tek ne t’i inkorporojmë, t’i fuzionojmë në legjislaturën e re në mënyrë që ajo infrastrukturë të iu përgjigjet kërkesave të tyre dhe mbrojtjes tuaj”, tha ai.

Ligji për investime strategjike, ligji anti damping, ligji për masat mbrojtëse në importe, ligji për materiale ndërtimore,  sipas Thaçit do të jenë ligje të cilat do ndikojnë në mbrojtjen e prodhuesve të industrisë së drurit.

Sipas tij   industria e drurit në Kosovës ka telashe me përgatitjen e planeve të biznesit, si dhe ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar për këtë sektor.

Thaçi u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmë për prodhuesit vendor edhe në trajnimin e resurseve njerëzore sipas kërkesave të tregut.

Koordinatorja e ekipit  nga Bashkësia Evropiane Corinne Deleu ka deklaruar se sektori i industrisë së drurit është sektor i rëndësishëm dhe duhet të jetë i gatshëm për eksport.

Deleu: Sektori i drurit është sektori kryesor

“Studimet në zinxhirin e vlerës është me rëndësi dhe konsiderojmë se sektorit në  industrinë e drurit është sektori kryesor dhe është një sektori që të jetë i gatshëm për eksport dhe jam kënaqur që mund të ndajmë rezultatet dhe studimet me të gjithë akterët por po ashtu edhe me përfaqësuesit me disa nga agjencionet e donatorëve që po punojnë në zhvillimin e sektorit privat që po zbatojnë programe të reja dhe unë shpresoj ky studim i shfrytëzueshëm”, tha koordinatorja Deleu.

Juergen Mendritzki, udhëheqës i projektit ICEP bëri të ditur se zinxhiri i vlerave të drurit ka të bëjë me rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksportin e këtij sektori.

Mendritzki bëri të ditur se prodhuesit e drurit duke zbatuar  zinxhirit e vlerave kjo industri mund t’i fuqizojë kapacitetet e saj.

Mendritzki: Analiza e zinxhirit të vlerës e lidhur me eksportin

“Analiza e zinxhirit të vlerës lidhur me eksportin domethënë që të jetë i gatshëm për eksportin, domethënë që kompanitë që të jenë të gatshme që po thuajse janë duke eksportuar tani më. Analizat e zinxhirit të vlerës janë një mjetë i fuqishëm për të identifikuar mundësitë e Qeverisë dhe pasi projekti është mbështetur në departamentin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA-s dhe rezultatet e pritshme janë që DI të fuqizohet me kapacitetet e saja që të zhvillohet dhe të përditësoj politikat e industrisë dhe strategjisë...Nuk është vetëm të prodhojmë rezultate të zinxhirtë të vlerës por është po ashtu të trajnojmë edhe stafin e DI në kryerjen e këtyre analizave në të ardhmen dhe që ti bëjmë këto gjëra të qëndrueshme dhe të aplikueshme”, tha Mendritzki.

Sipas tij ICEP do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për prodhuesit e industrisë së drurit me qëllim të zhvillimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat