Mbështetje për bujqësi, aplikimi nga 19 mars deri më 30 prill

Ekonomi

Mbështetje për bujqësi, aplikimi nga 19 mars deri më 30 prill

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:29
Ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka nënshkruar Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018, përmes të cilit do të investohet në shumë sektor dhe nënsektor të bujqësisë.

Ndërsa, thirrjet për aplikim për masat mbështetëse të këtij programi do të shpallen mw 19 mars të këtij viti dhe periudha për aplikim do të zgjasë deri më 30 prill.

Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, synohet rritja e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimi i jetës së banorëve të zonave rurale, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i vendit. Investimet e ministrisë përmes këtij programi, për të cilin këtë vit janë planifikuar 26 milionë euro, do të orientohen në të gjithë nënsektorët e bujqësisë.

Në programin e sivjetshëm, do të ketë edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat