Çmimet e thirrjeve dalëse caktohen nga operatorët

Ekonomi

Çmimet e thirrjeve dalëse caktohen nga operatorët

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:50
Ilustrim

ARKEP njofton opinionin publik se çmimet e thirrjeve dalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga vetë ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.

Në një komunikatë për media thuhet se ARKEP është duke e trajtuar rastin e paraqitur në media sot për thirrjen e bërë nga operatori finlandez Telia dhe me gjithë faktin se është jashtë përgjegjësive të vendimmarrëse të ARKEP kjo çështje, pasi që bëhet fjalë për çmimet me pakicë, të cilat i vendos vetë operatori (në këtë rast Telia), jemi duke kërkuar informata shtesë nga operatori në fjalë për të parë se cila është arsyeja e mbi-tarifimit të këtij rasti.

“Fillimi i shfrytëzimit të kodit 383 për Kosovën, mundëson që në marrëdhëniet në mes operatorëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, qoftë për caktimin e çmimeve të thirrjeve apo edhe orientimin e tyre, të mos ketë më ndërmjetësues që përfitojnë nga përdorimi i kodeve të shteteve tjera”, thuhet në komunikatë.

ARKEP iu bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë në diasporë por edhe të tjerëve që thërrasin në drejtim të Kosovës, që të lajmërojnë pranë operatorëve të tyre edhe rastet tjera eventuale kur ka probleme me thirrje në drejtim të kodit 383.

“Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë në mes operatorëve për  thirrjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta. Aktualisht, para heqjes përfundimtare të përdorimit të kodeve tejra për Kosovën, jemi inforuar nga operatorët tanë se nuk është ndryshuar çmimi thirrës me shumicë për kodin e ri”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat