Pacolli fton bizneset sllovene për investime në Kosovë

Ekonomi

Pacolli fton bizneset sllovene për investime në Kosovë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:19
Takimi i OEK

(E plotësuar)-Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në forcimin e partneritetit ekonomik dhe do të ndihmojë në përshpejtim të proceseve integruese dhe përmirësimin e imazhit të ndërmarrësisë vendore.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku i pranishëm ishte ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec në Prishtinë dhe rreth 40 biznesmenë sllovenë të sektorëve të ndryshëm.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika ka kuptim ka vetëm nëse ka ndërlidhje me një ekonomi të shëndoshë.

Ai ka shtuar se Sllovenia është miku i Kosovës dhe kjo e bënë Kosovën me të fortë. Sipas Pacollit Kosova ka një disbalancë marramendëse tregtare, por nuk duhet të tregohemi xhelozë.

Ai ka inkurajuar kompanitë sllovene të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij vendi ynë ka një treg të përshtatshëm për investime. 

Pacolli: Pavarësisht disbancit tregtar, ejani investoni në Kosovë

“Inkurajoj të gjithë biznesmenët slloven që ta konsiderojnë tregun Kosovar jo vetëm për t’i plasuar prodhimet e tyre, port ë konsiderojnë se ky treg ofron edhe fuqi punëtore dhe kualitative për prodhuesit slloven.  Këtu  kushtet klimatike e mundësojnë zhvillimin e çdo prodhimi në Kosovë. Prandaj, ejani së bashku me atë që ofron Kosova”, ka thënë Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve janë një bazament i duhur për zhvillim ekonomik. Ai tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe një partner i rëndësishëm.

Erjavec: Kosova për neve është një partner shumë i rëndësishëm

“Kosova për neve është një partner shumë i rëndësishëm, kemi bërë investime nga vendi ynë, në vlerë prej 320 milionë euro dhe janë punësuar rreth 3 mijë. Dëshirojmë edhe më shumë projekte të tilla në fusha të ndryshme. Ne kemi krijuar një Komision të përbashkët me Kosovën për bashkëpunim ekonomik, nga i cili do të identifikohen sektorët se ku mund të investojmë. Kemi folur për bujqësinë, për industrinë e ushqimit, dhe jam i bindur se me një qasje apo koncept të duhur edhe këtu mund të gjejmë bashkëpunim”, ka thënë Erjavec.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se nga një forum i tillë po forcohet ardhmëria e Kosovës zhvillimore.

Ai theksoi se në aspektin ekonomik me sukses Sllovenia ka kaluar procesin e tranzicionit dhe është pjesë e familjes së BE dhe ka arritur të ketë eksport 30 miliardë euro në BE.

Mirëpo, sipas tij, raportet tregtare në mes Sllovenisë dhe Kosovës janë 60 me 2 milionë euro në favor të Sllovenisë, por pret që nga forumet e tilla përmirësohet kjo gjendje.

Gërxhaliu: Kosova importon nga Sllovenia mbi 60 milionë euro

“Në vitin 2016 kemi importe në vlerë prej 60 milionë euro dhe kemi eksporte në Slloveni afër 2 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 kemi 63 milionë euro importe dhe një simbolikë të eksporteve, por dua të besoj që takimet e tilla dhe kjo formë e forcimit të partneritetit në mes dy shteteve mike do të rezultojë më ndryshim të këtyre shifrave. Besoj se në forumet tjera do të kemi të dhëna më shpresë dhënëse”, ka thënë Gërxhaliu. 

Ndërsa, Ante Millovoj nga Oda Ekonomike e Sllovenisë ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke thënë se bizneset sllovene janë të interesuara për investime në Kosovë.

Milovoj: Mund të ofrojmë zgjidhjen e duhur për zhvillim ekonomik

“Bizneset tona janë të hapura për iniciativat e kompanive të Kosovës, meqë do të ketë ndikim pozitiv edhe për ekonomike e Kosovës. Prandaj, mund të ofrojmë zgjidhjen e duhur për një interes të përbashkët, dy palësh, ku për këtë është folur edhe në nivelin qeveritar për një bashkëpunim ekonomik, ka thënë Milovoj.

Në fund nga autoritetet e të dyja vendeve është nënshkruar edhe Sesioni i Parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni, në prani të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, Karl Erjavec./I. Shabani/

Sllovenia, partner i fuqishëm ekonomik i Kosovës?

(E plotësuar) - Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në dimensione dhe në forcimin e partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmërinë ekonomike për Kosovën, përshpejtim të proceseve integruese dhe në përmirësimin e imazhit të ndërmarrësisë vendore.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku i pranishëm ishte ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec në Prishtinë dhe rreth 40 biznesmenë sllovenë të sektorëve të ndryshëm.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika ka kuptim ka vetëm nëse ka ndërlidhje me një ekonomi të shëndoshë.

“Frikë nuk duhet të ketë askush, sepse jetojmë në një botë me shpejtësi marramendëse dhe nëse nuk kemi vëmendje nuk mund të kemi sukses”, ka thënë Pacolli duke shtuar se Sllovenia është miku i Kosovës dhe kjo e bënë Kosovën me të fortë.

Ai ka thënë se Kosova ka një disbalancë marramendëse tregtare, por nuk duhet të tregohemi xhelozë.

Pacolli tha se importet janë mbi 100 milionë euro, kurse Kosova eksporton në Slloveni vetëm 1 për qind krahas importit. Ai ka inkurajuar kompanitë sllovene të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij vendi ynë ka një treg të përshtatshëm për investime.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve janë një bazament i duhur për zhvillim ekonomik.

Ai tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e rrugëtimit evropian të Kosovës.

“Prodhimet tona janë në cilësinë e nivelet më të larta në këtë treg pasi ne eksportojmë 17 për qind të eksporteve drejt këtyre vendeve. Ne kemi mundësi të fuqisë punëtore dhe jam i bindur se me investime në Kosovë mund të hapen firma të reja dhe mund të përdoren kuadrot tuaja dhe kështu mund të bëjmë një sinergji mjaft të mirë. Këtu kemi investimin më të madh të vendit tonë siç është Ipko. Ne duam projekte të tilla në fusha të ndryshme. Sot biseduam edhe për bujqësinë dhe ju keni kushte mjaft të mira klimatike për produktet bujqësore dhe shumë sfera të tjera”, ka thënë Erjavec.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se nga një forum i tillë po forcohet ardhmëria jonë zhvillimore.

“Në aspektin ekonomik me sukses ka kaluar procesin e tranzicionit dhe është pjesë e familjes së BE dhe ka arritur të ketë eksport 30 miliardë euro. Raportet tregtare në mes Sllovenisë dhe Kosovës janë 60 milionë euro”, tha ai.

Ndërsa, Ante Millovoj nga Oda Ekonomike sllovene ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke thënë se bizneset sllovene janë të inetersuara për investime në Kosovë.

“Kosova është një ndër tregjet tona tradicionale me të cilët kemi edhe emocione. Jemi të interesuar të heqim mos bilancin në marrëdhënie ekonomike. Dua të veçoj bashkëpunimin për riciklimin e mbetjeve dhe fabrika për pastrimin e tokës. Biznesi slloven është i hapur për iniciativa me Kosovën. Modeli jonë profesional dhe arsimor mund të ofrojë zgjedhje të duhur për interes dy palësh”, u shpreh ai./I.Shabani/

Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Slloveni, marrin pjesë 40 kompani sllovene

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) me rastin e vizitës se ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec i cili do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka organizuar Forumi Ekonomik Kosovë – Slloveni ku janë të pranishme rreth 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.

Në fund të takimit të bizneseve do të në shkruhet  protokoll bashkëpunimi mes bizneseve të Kosovës dhe  Sllovenisë.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në shumë dimensione dhe forcimi i partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmëri ekonomike për Kosovën.

Madje sipas tij, ky bashkëpunim ndikon edhe në përshpejtim të proceseve integruese, por edhe në përmirësimin e imazhit dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë vendore.

“Jemi të mendimit si Odë Ekonomike që njëra ndër shtyllat e urës që do të lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe Brukselin duhet të jetë Sllovenia e cila ka dëshmuar vetën në kohë të vështira. Është investitori i pas luftës, investoi në telekomunikacion, investoi në banka dhe kompani të sigurimeve që dëshmonë një interesim të bashkëpunimit të palës sllovene me Kosovën”.

“Në këtë forum ekonomik po promovohet një partneritet i ri, një partneritet që duhet të jetë model edhe për institucionet e tjera dhe këtë organizim po bëjnë OEK dhe MPJ i ndihmuar edhe nga klubi i bizneseve sllovene që po reflekton një partneritet më ndryshe deri më tani dhe vetë fakti që kemi 40 kompani nga sllovenia dhe një numër enorm nga Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat