Vetëm 9 përqind e ekonomive familjare kanë implementuar masa për eficencë të energjisë

Ekonomi

Vetëm 9 përqind e ekonomive familjare kanë implementuar masa për eficencë të energjisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:43
Natalya Apostolova

Banka Evropiane për Zhvillim Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka lansuar një program të ri në Kosovë të quajtur mekanizimi për financimin e ekonomisë së gjelbër.

Ky program ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë. Linja kreditore në shumën prej 8.5 milionë euro janë nënshkruar me tri institucione financiare në Kosovë, bankën TEB KRK dhe AFK-në.

Anca Ioana Ionescu , kryesuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove  , ka thënë se me këtë rast BERZH-, Bashkimi Evropian dhe Austria janë duke punuar së bashku që të ndihmojnë Kosovën që të zhvillojë të ardhmen më të gjelbër. Ekonomia e gjelbër sipas saj dhe programi për financimin e saj është program rajonal që mbulon 6 vende të Ballkanit Perëndimor i cili do të ndihmojë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit në rajon.

lonescue: Vetëm 9 përqind e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë

“Në Kosovë vlerësohet së mesatarisht vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë . Prandaj potenciali për të përmirësuar eficencën e energjisë është e jashtëzakonshme. Kosova është anëtarë e komunitetit të energjisë dhe si e tillë është e përkushtuar që të ulë mbështetjen në energjinë e importuar dhe me këtë të rrisë efiçencën e energjisë . Programi për financimin e energjisë së gjelbër kombinon financimin nga BERZH me ekspertizë teknike dhe stimulim financiarë për të mbështetur efiçencën e energjisë. Programi rajonal do të ofroj 85 milion euro në formë të kredisë nga BERZH-i kombinuar me më shumë se 20 milion të finanmcimit në formë të granteve “, tha Ioana lonescue.

Ndërsa ka shtuar se BE-ja është duke ofruar financim të konsiderueshme  17.5 milionë euro për  stimulime për huazim.

 Përveç ndihmës nga BE-ja  janë paraparë edhe  3.3 milionë euro  financim nga Austria .

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë  Natalya Apostolova ka folur për rëndësinë e financimit të energjisë së efiçencës në Kosovë dhe në rajon.

Apostolova: Efiçenca e energjisë përmirëson sigurinë e energjisë

“Efiçenca e energjisë përmirëson sigurinë e energjisë , derisa në të njëjtën kohë ulë emetivat. Kjo është arsye pse BE-ja ka synime ambicioze të kursimit të energjisë për vitin 2020-2030-të. Efiçenca e energjisë së pari është parimi kryesor i projektit të energjisë të BE-së . Me veprimet e BE-së deri më tani , përfshirë edhe kontributet e reja të nënshkruara vitin e kaluar Ballkani Perëndimor përmes kësaj do të arrij 1.6 kilovat orë energji në vit në kursim  të energjisë kjo është ekuivalent me katër muaj konsum të energjsië elektrike që e ka Shqipërira”, tha Apostolova.

Ndërsa Veronika Spancapan, nga BERZH-i ka bërë  një prezantim të shkurtër mbi financimin e programit të ekonomisë së gjelbër.

Spancapan: Modeli i financimit i ka tre komponente të integruara

“Modeli i financimit i ka tre komponent të integruar. Komponenti i parë është financimi, i cili jepet nga BERZH-i, për institucionet tona financiare partnere në kudër të këtij programi këto fonde pastaj duhet t’u ipen  përfituesve të fundit ekonomive familjare për të bërë përmirësime në përformancën e energjisë në shtëpitë e tyre. Komponenti i dytë janë stimulimet që ipen nga BE-ja të cilat më pastaj do të jepen drejtpërdrejt përfituesve. Komponenti i tretë është asistenca teknike për të mbështetur implementimin e programit të përgjithshme”, tha  Spancapan.

Zëvendës drejtori i Bankës TEB, Dren Krypa, ka thënë se TEB banka ka kënaqësi të jetë bashkëpunëtor i BERZH në implementimin e projektin e implementimit të përkrahjes së kredisë së gjelbër. Ai tha se, kësaj iniciative të BERZH i janë bashkuar  duke e kuptuar rrëndësinë e përgjithshme që ka kursimi i energjisë.

Krypa: Kemi traditë të bashkëpunimit me BERZH-in

“Bashkëpunimi ndërmjet bankës TEB dhe BERZH ka një traditë edhe në programe të tjera që ofrojnë investim lehtësues për klientët si në sektorin e fuqizimit të femrave ndërmarrëse dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërsa një bashkëpunim sikur ky i sotëm për investime në programeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme ka filluar në vitin 2013 përmes programit KOSEP me një linjë kreditore prej 5 milionë euro kredi, ku afërsisht 1 milion euro janë kthyer në grante tek kredimarrësi”, tha Krypa.

Kredia e gjelbër sipas tij është produkt unik në Kosovë që iu ofrohet klientëve individual në rrjetin e kursimit të energjisë. Me anë të kësaj kredie do t’iu mundësohet financimi i ndërtimit apo edhe i renovimit të objekteve rezidenciale me qëllim të kursimit të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat