Rekomandohet zbritja e pagave të Trustit 25 për qind

Ekonomi

Rekomandohet zbritja e pagave të Trustit 25 për qind

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

(E plotësuar) - Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar Bordin e Trustit Pensional të Kosovës që të ulë pagat 25 për qind për menaxhmentin e lartë të Trustit.

Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave me menaxhmentin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), meqë është edhe mbikëqyrës i Trustit.

Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, Adrian Zalli, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4140 euro, si dhe paga e zyrtarit të lartë është 1075.

Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku  ka thënë se Komisioni për Buxhet dhe Financa pati premtuar se do të bëjë rishikimin  e pagave të menaxhmentit të Trustit, pasi konsiderohet se pagat e tilla janë disporporcionale me nivelin ekonomik e social në vend dhe mbi të gjitha disporpocionale edhe me institucionet tjera financiare.

Abdixhiku: Ne po e ulim pagën për 25 për qind

“Paga në nivel të BQK-së, megjithatë, mbetet sërish paga më e lartë të Kosovës. Pra, ne po e ulim pagën për 25 për qind, por prapë mbetet ndër pagat më të lartë që jepen sot në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku. 

Anëtari i këtij Komisioni, Naser Osmani, tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 për qind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për drejtorët e Bordit të Trustit.

Osmani: Kemi dhënë rekomandim që të zvogëlohet paga për 25 për qind

“Paga e drejtorit të Trustit Pensional është 4980 euro dhe paga më e vogël e këtij menaxhmenti që e quajnë profesional është zyrtarë për marrëdhënie me publikun 1150 euro. Në mes këtyre dy kategorive janë pozitat tjera, që sillen të gjitha mbi 2 mijë dhe 1 mijë. Ne kemi bërë një propozim, duke marrë parasysh edhe shpenzimet të cilat I kanë, ne kemi marr në konsideratë pagën e drejtorëve të bordit që kemi konsideruar se është jo e lartë, është një standard, në nivelin e deputetëve. Kemi dhënë rekomandim, që ne t’i drejtohemi Bordit që të zvogëlohet paga për 25 për qind për të gjitha pozitat e menaxhmentit të lartë, stafit profesional dhe drejtorëve, si dhe të hiqen shtesat e anëtarëve të Bordit për pjesëmarrje në mbledhje”, ka thënë Osmani.

Ai ka shtuar se nëse bordi nuk e merr në konsideratë propozimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kjo e fundit do ta korrigjojë taksën për Trustin Pensional.

Anëtarja tjetër e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, pohoi se vendimet e marra nuk duhet të reflektojnë në mos punën e Trustit, por të kuptohen si vendime të drejta, të cilat përshtaten në kushtet dhe rrethanat e përgjithshme në Kosovë.

Ndryshe, paga aktuale e drejtorit menaxhues të Trustit, Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj.

Kërkohet që menaxhmentit të lartë dhe drejtorit të Trustit t’i ulen pagat për 25%

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mënyrë unanime ka miratuar rekomandimin e grupit punues të këtij komisioni për uljen e pagave të menaxhmentit të lartë dhe drejtorit të Trustit për 25 për qind.

Krejt kjo me qëllim të nivelizimit të pagave me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Bordi i Trustit ka afat shtatë ditë që marrë vendim për këtë çështje në të kundërtën komisioni do t’i propozoj Kuvendit të marrë vendim për uljen e pagave në Trust.

Paga më e lartë në Trust është 4980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4120 euro.

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore

“Komisioni për buxhet dhe financa edhe në seancën plenar ka premtuar publikisht se do të bëj rishikimin e pagave të Trusitit për shkak se është dispropocoale. Për këtë çështje ne e kemi themeli një grup punues që e ka udhëheq deputeti Naser Osmani. Konsiderojmë edhe një herë se pagesa e menaxhmentit të Trustit është përtej pagave të institucioneve siç është ajo e Bankës Qendrore”.

Naser Osmani, nga LDK tha se grupi punues ka analizuar pagat e Trusitit dhe të BQK-së. Osmani në emër të grupit punues ka rekomanduar që pagat e menaxhmentit të Trustit të ulen për 25 për qind.

“Ne kemi menduar që do të ishte më i mirë që të marrim shembull pagat e të punësuarve në BQK. Ata  na ka dërgua nivelin e pagave për të punësuar për këto tre kategori. Paga e 4100 e guvernatorit paga e zyrtarit të lartë është 1075 euro”.

“Ajo që nuk ishte pas kërkesës së trustit është ajo që është diskuto që megjithatë pagat në fondin pesnional konsiderohen të larta duke marrë për baza pagat e tjera. 4980 euro është paga e drejtorit dhe paga më e vogël e atij të zyrtarit për informim është rreth 1 mijë e 900 euro”.

“Rekomandimi i grupit punues është që ne t’i drejtohemi bordit që të zvogëlohet paga për 25 për qind për të gjitha pozitat e menaxhmentin të lartë stafit profesional dhe drejtorëve. Të hiqen shtesat për pjesëmarrje në mbledhjes. Heqjen e kontributeve vullnetare për 5 për qind. Dhe heqjen e të gjitha shtesave të bonuseve të të punësuarve në Trust”.

Safete Hadërgjonaj, nga PDK tha që vendimi për uljen e pagës së menaxhmentit të Trusitit do të këtë reagime të mëdha.

Mirëpo ajo tha që duhet të ketë kujdes në këtë vendim për shkak se edhe në vendet e tjera pagat e institucioneve që menaxhojnë me mjetet e qytetarëve dallon nga institucione e tjera.

“Sa herë që jepen rekomandime për zvogëlime të pagave kuptohet se janë të ndjeshme e do të ketë reagime mirëpo ajo që na ka shty me formuar këtë grup punues ka qenë debatin ashpër i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka pas kërkesa duhet komisionit tonë që të bëjmë një hap lidhur me këto paga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat