UNDP ndan 200 çertifikatata për perfituesit e programit Praktikë në Punë

Ekonomi

UNDP ndan 200 çertifikatata për perfituesit e programit Praktikë në Punë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:14
Ilustrim

Agjencia e Punësimit e Kosovës (APK) në bashkëpunim Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të ndajnë zyrtarisht çertifikata për 200 përfitues të programit Praktikë në Punë. 

Drejtori i Pergjithshem i Agjencisë së Punësimit Drin Haraqia, Drejtori i Pergjithshem i KIESA  Besian Mustafa, dhe Ndihmesja e Përfaqësuesit  të Përhershëm  dhe Kordinatorja e Programit për UNDP në Kosovë znj. Valbona Bogujevci do të  bejnë ndarjen e çertifikatave për të sapo diplomuarit  që kanë kryer praktikën në ndermarrje private ne kuader të programit praktikë ne punë.

Programi ka pasur për qëllim që të ju mundësojë të papunëve, të sapo diplomuar në institucionet e arsimit të lartë, një mundesi që të bëjnë praktikë tre-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë. 

Më ketë rast Agjencia e Punësimit e Kosovës në bashkëpunim më UNDP, në kuadër të zjgerimit të Programeve Aktive të Tregut të Punës, do të shpallin thirrjen e hapur  për aplikim për vitin 2018 në programin Subvencionim i Pages ku do perfitojnë rreth 250 përfitues të pa punë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat