MZHE nuk ka emëruar Krasniqin ushtrues detyre për kryeshef të Telekomit

Ekonomi

MZHE nuk ka emëruar Krasniqin ushtrues detyre për kryeshef të Telekomit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:02
Ilustrim

Ministria e Zhvillimit Ekonomik me anë të një komunikate për media sqaron se Nuredin Krasniqi nuk është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit të Kosovës nga ana e ministrit.

“Gjithashtu, pretendimet për ‘njoftimin e dërguar nga ana e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike për ndërmarrjen e hapave/veprimeve të nevojshme në raport me gjendjen e krijuar’ nuk është i vërtetë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka dërguar ose udhëzuar ndërmarrjen e asnjë veprimi”, thuhet në sqarim.

MZhE me kujdes është duke u angazhuar që të gjejë zgjidhje sa më të shpejt për sa i përket Telekomit të Kosovës.  Në këtë drejtim, brenda këtij muajit pritet të emërohet Bordi i Drejtorëve i cili sipas dispozitave ligjore në fuqi do të procedojë tutje me zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes.

“MZhE në cilësinë e pronarit të ndërmarrjeve publike, mbete e përkushtuar në zbatimin e ligjit në tërësinë e tij, rrjedhimisht, asnjë vendim i njëanshëm nuk krijon efekt juridik dhe si i tillë nuk njihet.”, thuhet në sqarim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat