Vitin e kaluar pati rritje në shumicën e sektorëve të industrisë

Ekonomi

Vitin e kaluar pati rritje në shumicën e sektorëve të industrisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e katërt (TM4) 2017.

Kjo anketë me të dhënat që ofron synon ta paraqesë ecurinë në industri (B-nxjerrëse, C- përpunuese, D-furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Sipas ASK, në tremujorin e katërt të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, ka pasur një rritje në sektorin furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 8.2 %, industria nxjerrëse (B) me 31.9 %, si dhe sektori furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 49.6 % ndërsa rënie kishte tek sektori industria përpunuese (C) prej (7.7 %).

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2016), ka pasur një rritje sektori industria nxjerrëse (B ) me 31.3 % , furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.8 %, furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 6.1 % si dhe industria përpunuese (C) me 3.2 %.

Numri i të punësuarve nga aktivitetet Industriale (B, C, D dhe E)

Sa i përket numrit të të punësuarve në tremujorin e katërt të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017 kishte rritje të numrit të punësuarve në sektorin furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 0.6 %, ndërsa kishte rënie tek industria përpunuese (C) me (5.9 %), industria nxjerrëse (B) me ( 1.8 %) si dhe sektori furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (0.7 %).

Në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016, në tremujorin e katërt të vitit 2017 kishte rritje të numrit të punësuarve në sektorin furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 0.1% ndërsa kishte rënie të numrit të punësuarve tek industria nxjerrëse (B) me (3.4 % ), furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (3.1 %) si dhe industria përpunuese (C) me (3.1 %).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat