Banka Botërore parasheh rritje ekonomike për Kosovën prej 4.8 përqind

Ekonomi

Banka Botërore parasheh rritje ekonomike për Kosovën prej 4.8 përqind

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:51
Foto

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka mbajtur një konferencë për të prezantuar Raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë raport thuhet se në vitin 2017 ka pasur rritje më të ngadaltë ekonomike rajonale, por që tregjet e punës janë përmirësuar në shumicën e vendeve, njofton Klan Kosova.

Në këtë raport janë dhënë disa mesazhe për Kosovën, ku theksohet edhe rritja ekonomike e parashikuar për vitin 2018 dhe 2019. Aty parashihet se në Kosovë do të ketë rritje ekonomike prej 4.8 përqind.

Rritja pritet të jetë më e madhe se në vitin 2016 që ka qenë 4.1 përqind dhe në vitin 2017 prej 4.4 përqind.

“Rrija e barrës fiskale me veteranët është e rrezikshme dhe nuk është jetëgjatë. Qeveria duhet ta mendojë mirë këtë vendim që të mos kalojë 0.7 përqind të Bruto Produktit Vendor. Rritja e rrogave në qeveri poashtu mund të ndodhte, por jo 100 përqind pasi kjo paraqet rrezik”, ka thënë Agim Demukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat