Ministri Reçica nesër nis takimet me familjet përfituese të asistencës sociale

Ekonomi

Ministri Reçica nesër nis takimet me familjet përfituese të asistencës sociale

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:54
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica nga nesër për tri javë rresht do të takohet me familjet të cilat përfitojnë nga asistenca sociale.

Reçica në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi ka të bëj me identifikimin e mundësive të tjera për të ndihmuar familjet në nevojë.

Mbi 26 mijë familje janë të përfshira në asistencë sociale që në numër i bie të jenë mbi 100 mijë të qytetarëve.

“Do të njoftoj opinionin se nga nesër ne kemi marr iniciativë që të fillojmë t`i takojmë të gjitha familjet që gëzojnë asistencë sociale. Do të përpiqemi të bisedojmë me ta që mundësit çka mund të bëjmë përtej kësaj. Dihet që mbi 26 mijë familje janë të përfshira në asistencë sociale që në numër të qytetarëve kapin mbi 100 mijë qytetarë”.

“Dhe kjo është iniciativa që ne e kemi marrë duke filluar nga nesër për dy tri javë rresht do të përpiqem që t’i takojë të gjitha familjet në të gjitha komunat dhe të diskutojmë se çka mund të bëjmë përtej mbështetjes sociale”.

“Në këto familje bëjnë pjesë dy grupe, grupi i partë bën pjesë ato familje të cilat nuk e kanë asnjë anëtarë të aftë për punë dhe natyrisht ne e kemi obligim që të kujdesemi për to dhe do të kujdesemi. Kategoria e dytë bën pjesë që familjet të cilat njëri nga anëtarët e tyre është i afërt për punë ne do të përpiqemi që të bashkë bisedojmë me këto familje që të shikojmë mundësitë që të paktën një nga anëtarët e këtyre familjeve të përfshihen në masat aktive të tregut të punës”.

Kreu i MPMS-së, ndonëse tha se nuk do të jetë e lehtë, premtoi që shumë shpejt premtimi që çdo familje të ketë nga një punësuar do të bëhet realitet.

“…do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë që të paktën pika jonë programore politike që çdo familje të ketë një anëtar të punësuar të paktën ta bëjmë realitet, e dimë që ka shumë angazhime, nuk është e lehtë jemi duke punuar në vazhdimësi që qytetarët tanë familjet tona në përgjithësi ato të cilat nuk e kanë asnjë të punësuar të ju jemi pranë dhe si mund të jem më mirë pranë tyre vetëm atëherë kur ne mund të ju ofrojmë njërit anëtar të tyre një vend pune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat