Maqedonia dhe Bullgaria kanë 300 milion euro shkëmbim tregëtar

Ekonomi

Maqedonia dhe Bullgaria kanë 300 milion euro shkëmbim tregëtar

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë 300 milion euro shkëmbim tregëtar dhe shtigje të forta për zhvillim ekonomik, ky është konstatimi i hulmtimit të përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Akadenisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë (ASHAB).

"Të gjitha analizat i kemi plasuar në librin "Shtigjet e tranzicionit: Analizë epike e ekonomisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë". Republika e Bullgarisë është një nga partnerët më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë me këmbëi vjetor tregëtar prej 300 milion euro. Në këtë kontekst i analizojmë politikat makro-ekonomike dhe performasat e dyja vendeve", thonë autorët e librit analitik, akademik mGoce Petreski dhe doc.dr. Darko Llazarov.

Përndryshe, një grup ekonomistësh nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë viteve të fundit bëjënë hulmtime të përbashkët për ecurin ekonoike të dyja vendeve. Ndërsa sëfundmi, dy akademitë e shkencave kanë promovuar në universitetin e Shtipit, librin analitik ekonomik mbi zhvillimet ekonomike të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat