Në 1 javë, 857 të punësuar përmes Zyrave të Punës

Ekonomi

Në 1 javë, 857 të punësuar përmes Zyrave të Punës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:36
ilustrim

Si një nga prioritetet e qeverisë, punësimi në vend ka shënuar rritje ku vetëm në një javë janë punësuar 857 persona në të gjithë vendin.

Nga 12-19 prill 2018, përmes Zyrave të Punës të ngritura në qytetet kryesore të vendit, janë punësuar një numër i lartë personash.

Shifrat e punësimeve për periudhën 12-19 prill 2018 sipas qarqeve u bënë të ditura nga kryeministri Edi Rama, në pasqyrimin javor të qeverisjes.

Shifrat sipas qarqeve;

Qarku Berat 37, Kuçovë, 2, Skrapar 16,

Qarku Durrës, Durrës 210, Krujë, 30,

Qarku Fier, Fier 26, Lushnje 34, Mallakastër 6,

Qarku Korçë, Devoll 15, Kolonjë 2, Korçë 5, Pogradec 20,

Qarku Dibër, Bulqizë 16, Dibër 15, Mat 10,

Qarku Ebasan, Elbasan 20, Gramsh 3, Librazhd 15, Peqin 7.

Qarku Gjirokastër, Gjirokastër 8, Përmet, 11, Tepelenë 3,

Qarku Kukës, Has, 22, Kukës 11,

Qarku Lezhë, Kurbin 4, Lezhë 23, Mirditë 5 ,

Qarku Shkodër, Malësi e Madhe 13, Pukë 17, Shkodër 35,

Qarku Tiranë, Kavajë 77, Tiranë 62,

Qarku Vlorë, Delvinë 12, Sarandë 10, Vlorë 54.

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij ditën e djeshme në qarkun e Fierit, theksoi se qeveria ka objektiv që të punësojë 25000 persona brenda këtij viti dhe sipas tij ky objektiv do të realizohet. “Vetëm në muajin mars janë futur në punë nga zyrat e punës 1369 persona”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat