Beqaj: Rritja e punësimit dhe fuqizimi ekonomik i grave janë synim i ministrisë

Ekonomi

Beqaj: Rritja e punësimit dhe fuqizimi ekonomik i grave janë synim i ministrisë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 14:55
Besim Beqaj

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe bankën TEB, kanë mbajtur aktivitetin Gratë Ndërmarrëse të Rajonit-Takimet B2B. Në hapje të këtij aktivitet ka marrë pjesë ministri Besim Beqaj.

Në fjalën e tij para grave ndërmarrëse të Kosovës dhe rajonit, ministri Beqaj ka thënë se me gjithë bazën e mirë ligjore dhe mbështetjen institucionale për gratë, niveli i punësimit të grave dhe përqindja e bizneseve që udhëhiqen nga gratë, mbetet i ulët.

“Rritja e punësimit dhe fuqizimi ekonomik i grave janë synime të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Përmes zhvillimit të ndërmarrësisë dhe iniciativës private inovative, me fokus në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese”, theksoi ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë synon të ndërtojë infrastrukturën, shkathtësitë dhe të zhvillojë biznese me punë krijuese, të cilat do të nxisin përfshirjen e grave në ekonominë digjitale globale;

Në aktivitetin “Gratë Ndërmarrëse të Rajonit-Takimet B2B” para grave ndërmarrëse të Kosovës dhe rajonit kanë folur edhe përfaqësues të ambasadës së Holandës në Kosovë, si dhe përfaqësues bankës TEB në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat