Zyrtari i AAK-së: Vendet e lira të punës në Kosovë të proklamuara janë skllavëri

Ekonomi

Zyrtari i AAK-së: Vendet e lira të punës në Kosovë të proklamuara janë skllavëri

Nga: H.O. Më: 4 maj 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi në një postim të tij në Facebook shkruan se vendet e lira të punës në Kosovë të proklamuara janë skllavëri.

Ai në këtë rast ka kërkuar edhe kushte për këta punëtorë, që trë kenë sigurime shëndetësore dhe pensionale e invalidore, ndërsa pa këto masa këto vende të punës duhet të ndalohen nga qeveria.

Postimi i plotë:

4100 vende te lira te punes ne Kosove te

proklamuara sot jane skllaveri!

Vendet e punes qe paguhen me te ardhura

130 a 170 Euro ne muaj, si ne ETC, ne Lesna,

ne Devolli, ne HIB, ne Al Petroll, ne firmat ndertimore, si Al Trade etj., si dhe kudo ne sektorin privat, nuk jane thjeshte vende te punes.

Vendet e tilla jane skllaveri dhe shfrytezim i larte dhe tepet kriminal i punetoreve te Kosoves.

Baze per vendet e punes duhet te jene te ardhurat minimale se paku prej 300 Euro te garantuara me ligj dhe te siguruara me masa shternguese nga shteti.

Vec kesaj lypset qe punetoret te kene sigurime shendetesore dhe pensionale e invalidore, sikunder edhe sigureme ne pune, pushime te garantuara etj.

Pa keto masa, keto vende (shih: 4100) te proklamuara te punes duhet te ndalohen nga Qeveria.

Skllaverine duhet luftuar./MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat