“Infermier për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi

Ekonomi

“Infermier për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi

Më: 10 maj 2018 Në ora: 23:44
mjeksi

Në fjalën e saj në Kongresin e Infermierisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është gjithmonë kënaqësi takimi me trupën e infermierëve të cilët ajo i konsideron shtyllën kurrizore të sistemit shëndetësor.

Ajo tha se ‘”… jo vetëm kaq në një plan personal, por qysh në kohën kur karriera ime ende nuk e kishte gjendur pikëpjekjen me sistemin e shëndetësisë shpesh më ka ndodhur të pyes veten çfarë mund të shtyjë një vajzë apo një djalë të zgjedhë profesionin e infermierit, një profesion shumë delikat plotë vështirësi, problematika, sfida dhe që kërkon shumë mund dhe durim. Pas 4 vjetësh pune me të gjithë ju, sot jam e bindur se çdo infermier dhe infermiere tërhiqet drejt këtij profesioni të nderuar dhe fisnik për shkak të një dëshire të fortë, për të kujdesur, për të shërbyer, për të ndihmuar, sepse të zgjedhësh profesionin e infermierit, do të thotë të bësh një prej akteve me altruiste, që një person mund të ndërmarrë.

Sot është një ditë e veçantë për rolin që ju keni, në fakt sot është një ditë ku ne duhet të vlerësojmë shumë punën e çdo infermieri në sistemin tonë shëndetësor, një punë e vështirë plot përgjegjësi”.

Ajo tha se “mes jush ka shëmbuj të panumërt përkushtimi dhe sot do doja të falenderoja nga zemra secilin prej dymbëdhjetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë infermierët në sistemin tonë të shërbimin parësor, për punën e palodhur që bëni çdo ditë”.

Ministrja foli për rolin e infermierit, i cili nuk është thjeshtë një profesion, por është një mision.

“Misioni për të qenë pranë njerëzve në momentet ku ata kanë më shumë nevojë në sytë e pacientit, shtratin e spitalit, ju infermierët jeni njerëzit që sidomos dy gjëra i bëni pa dhënë recetë: dhembshurinë dhe kujdesin”.

Ajo u shpreh se për ne si qeveri ka rëndësi invetimi tek trupa e infermierëve, prandaj kemi vendosur si prioritet përmirësimin e kushteve tuaja të punës, rritjen e pagave dhe mbi të gjitha respektimin e figurës së infermierit.

“Pavarësisht vështirësive çdo ditë ne po punojmë për të përmbushur premtimet që kemi dhënë, për të ndërtuar shëndetësinë që duam dhe në shëndetësinë që duam, mjekët dhe infermierët janë aseti më i çmuar.

Besoj ju kujtohet kur katër vjet më parë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nëna Tereza’ në ditën Ndërkombëtare të Infermierit ne prezantuam uniformat e reja të standardizuara të personelit infermieror, si një element kyç i kodit të etikës dhe shërbimit për pacientin, por dhe i përmirësimit të imazhit dhe seriozitetit për këtë profesion. Sot këtë standard e kemi shtrirë në të gjithë spitalet dhe poliklinikat. Shumë shpejt qeveria do të prezantojë edhe protokollet e kujdesit infermieror spitalor”.

Manastirliu gjithashtu tha se, “… ne sot vijmë këtu para jush në këtë ditë me premtime të mbajtura. Ishim sërish bashkë në janar të këtij viti kur prezantuam mekanizmin më të ri për punësimin tuaj, bazuar tek merita, transparenca dhe dijet e testuara. Platforma “Infermier për Shqipërinë” është mekanizmi i përhershëm, nëpërmjet të cilit përfitohen kanditatë të gatshëm në të gjitha profilet e shkencave mjekësore teknike.

Për punësimin e infermierëve në strukturat shëndetësore ka vetëm një zgjidhje, ai është portali “Infermier për Shqipërinë”.

Gjithashtu ministrja foli për programin e certifikimit të infemierëve, ku si mjekët, edhe ata duhet të përmirësojnë dijet e tyre përmes programit të edukimit në vazhdim, për të patur një shërbim gjithnjë e më cilësor për qytetarin./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat