Kadriaj: Rritja e çmimeve të konsumit ndikon negativisht në ekonomi

Ekonomi

Kadriaj: Rritja e çmimeve të konsumit ndikon negativisht në ekonomi

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 13 maj 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj thotë se rritja e çmimit të konsumit ndikon negativisht në ekonominë e vendit.

Në një prononcim për “Bota sot”, ai thotë se kjo rritje është në shpërputhje me nivelin e pagave.

“Duke e marr gjendjen e tanishme për bazë zhvillimin ekonomik, nivelin e ulët të pagavë, po ashtu edhe mirëqenien e ulë. Çdo rritje e çmimit të konsumit ndikon negativisht në jetën e qytetarit. Pra, në ketë rast është shprehur inflacioni i moderuar që në vazhdimësi ndodh në botë, por tek ne nuk përballohet lehtë, sepse mirëqenia është e ulët tek ne”, thotë Kadriaj për “Bota sot”.

Image
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj

Ai thotë se kjo rritje ndikon negativisht edhe tek investitorët e huaj.

“Pra, sipas gjendjes së tanishme me ketë nivel të informalitetit në ekonomi Kosova nuk paraqet asnjë shifër si diçka reale dhe kjo ndikon negativisht edhe ne investitorët e huaj, sepse nuk kanë të dhëna të sakta për vendin se ku do të investojnë, sepse për investitorët e huaj është e pa kuptimit rritja e çmimit të konsumit pa ndodhe paraprakisht rritja ekonomike që pasohet me rritjen e pagave”, shtoi Kadriaj.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar i indeksin e çmimeve të konsumit për muajin prill të vitit 2018.

Sipas këtij indeksi, gjatë muajit është shënuar një ngritje e lehtë e çmimeve për blerjen e pemëve, ujit mineral, pijeve joalkoolike, lëngjeve nga pemët dhe perimet, energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat