787 persona të punësuar brenda 1 jave

Ekonomi

787 persona të punësuar brenda 1 jave

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:10
ilustrim

787 persona janë punësuar vetëm gjatë javës që lamë pas përmes Zyrave të Punës në gjithë vendin.

Duke iu referuar shifrave të punësimeve për periudhën 4-10 maj, vihet re se në qarkun e Beratit janë punësuar 52 persona; në qarkun e Dibrës janë punësuar 15 persona; në qarkun e Durrësit janë punësuar 98 persona dhe në qarkun e Elbasanit 61 persona.

Po ashtu përgjatë kësaj periudhe Zyrat e Punës në Fier kanë ndërmjetësuar për punësimin e 75 personave; në Gjirokastër janë punësuar 33 persona; në Korçë 56 persona; në Kukës 12 persona; në qarkun e Lezhës 22 persona dhe në Shkodër 61 persona.

Sa i përket shifrave të punësimit kryesojnë qarqet e Tiranës me 199 persona të punësuar përgjatë një jave dhe Vlorës me 106 persona./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat