Arrihen marrëveshje në vlerë rreth 5.5 milionë euro

Ekonomi

Arrihen marrëveshje në vlerë rreth 5.5 milionë euro

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:52
Bedri Hamza dhe Kirk Mildner

Kosova dhe Gjermania do të nënshkruajnë dy marrëveshjeve grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë 4 milionë euro dhe Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave, në vlerë 1.466 milionë euro.

Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtori i Departamentit të Infrastrukturës Komunale për Evropën Juglindore dhe Turqi në KfW, Kirk Mildner.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe zëvendës ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat