Lagarde: Në një luftë tregtare nuk ka fitues

Ekonomi

Lagarde: Në një luftë tregtare nuk ka fitues

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:58
Christine Lagarde

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde paralajmëroi sot SHBA-në se nuk do të ketë fitues në një luftë tregtare por humbës në të dyja anët.

Lagarde komentoi për rishikimim vjetor të ekonomisë amerikane nga FMN-ja, e cila vlerësoi se nëse rritja ekonomike e SHBA-së do të jetë e madhe për një periudhë afatshkurtër, masat e rimëkëmbjes financiare dhe kufizimet tregtare paraqesin rreziqe për ekonominë botërore, shkruan ATSH.

“Në rast të një lufte tregtare, e nxitur nga rritja reciproke e tarifave doganore për importet, nuk ka fitues, pasi zakonisht shohim humbës nga të dyja anët”, pohoi Lagarde gjatë një konference shtypi në Uashington.

Nga ana e saj, SHBA-ja reagoi menjëherë duke shprehur pikëpamjet e saj të kundërta me FMN-në për perspektivat afatmesme të ekonomisë së parë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat