Pacolli paralajmëron krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë

Ekonomi

Pacolli paralajmëron krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 23:23
?Pacolli paralajmëron krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar sot përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, me të cilët ka biseduar për krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Sot pata nderin që të pres në takim përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA me të cilët ndër të tjera diskutova krijimin e zonës ekonomike japoneze në Kosovë. Japonia është shtet i cili përveç përkrahjes për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdon të japë kontribut edhe në projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat