Partneriteti mes Kosovës dhe Iowas të zgjerohet në fushën ekonomike - Bota Sot
Partneriteti mes Kosovës dhe Iowas të zgjerohet në fushën ekonomike

Ekonomi

E hënë, 24 shtator 2018

Partneriteti mes Kosovës dhe Iowas të zgjerohet në fushën ekonomike

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 11:25
Pamje nga takimi

Themelimi i zonës ekonomike amerikane paraqet një mundësi të shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe shtetit të Iowas, në aspekt të nxitjes së investimeve nga ndërmarrjet amerikane që kanë selinë kryesore në këtë shtet amerikan.

Kjo u tha sot gjatë vizitës së Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowa, Timothy Orr në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku pati rastin të njoftohet me zhvillimet e fundit në këtë fushë.

Gjenerali Orr u shpreh i inkurajuar nga bashkëpunimi i deritanishëm mes Kosovës dhe shtetit të Iowas si rezultat i partneritetit shtetëror në mes dy vendeve, duke potencuar se ka ende hapësirë të punohet në ndërtimin e urave biznesore mes dy vendeve.

Sipas kumtesës për media, gjenerali falënderoi Odën Amerikane për kontributin e saj në forcimin e partneritetit ndërshtetëror. Ai theksoi se delegacioni i Iowa që vizitoi Kosovën gjatë muajit të kaluar ka mbetur i impresionuar me zhvillimet pozitive në Kosovë.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, njoftoi gjeneralin Orr për zhvillimet më të fundit në Kosovë në fushën e ekonomisë¸ duke theksuar në veçanti iniciativën për krijimin e zonës ekonomike amerikane, si një mundësi për të nxitur investimet amerikane në vend. Ai kërkoi bashkëpunimin e gjeneralit Orr që të ndihmojë në njoftimin e kompanive amerikane nga ky shtet për zonën ekonomike amerikane dhe inkurajimin e tyre që të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. Zeka ritheksoi gatishmërinë e parezervuar të Odës Amerikane që të ndihmojë në forcimin e partneritetit mes dyja vendeve në fushën ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test