Shumë biznese pa arka fiskale, ATK nuk ka të dhëna sa është numri i tyre - Bota Sot
Shumë biznese pa arka fiskale, ATK nuk ka të dhëna sa është numri i tyre

Ekonomi

E enjte, 20 shtator 2018

Shumë biznese pa arka fiskale, ATK nuk ka të dhëna sa është numri i tyre

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Me një konkurrencë jo e të barbarët dhe shmangie nga tatimi po bëhet biznes në Kosovë.

Administrata tatimore e Kosovës -ATK nuk ka të dhëna të sakta apo të përafërta se sa është numri i bizneseve që nuk janë të pajisura me arka fiskale, e që sipas legjislacionit kërkohet të jenë të fiskalizuara.

Por, ATK ka të dhëna që pa arka fiskale operojnë ende edhe 21 pika të karburanteve të shitjes.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin për Auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2017.

Sipas Auditorit ka mungesë të madhe të fiskalizmit nga ana e bizneseve.

“Në planin e trajtimit të rreziqeve për vitin 2017 një ndër objektivat kryesore ATK kishte përcaktuar identifikimin dhe fiskalizimin e bizneseve, të cilat kërkohet të fiskalizohen e që ende nuk janë pajisur me arka fiskale”, thotë Auditori.

Sipas të dhënave të ATK-së numri i përgjithshëm i bizneseve që ushtrojnë aktivitete biznesore është gjithsej 65,745, prej tyre 46,558 janë deklarues në sistemin e tatimpaguesve të ATK-së në vitin 2017.

“ATK nuk ka të dhëna të sakta apo të përafërta se sa është numri i bizneseve që nuk janë të pajisura me arka fiskale, e që sipas legjislacionit kërkohet të jenë të fiskalizuara. ATK në vitin 2017 kishte shënuar progres në fiskalizimin e bizneseve që tregtojnë me karburante. Sipas shënimeve të ATK-së, numri i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 356, me gjithsej 605 pika të shitjes, prej tyre me arka fiskale janë të pajisura 584 pika të shitjes apo rreth 97%, ndërsa pa arka fiskale operojnë ende edhe 21 pika të shitjes”, thuhet në publikimin e auditorit për ATK-në.

Mos identifikimi i saktë i bizneseve të cilat nuk janë të pajisura ma arka fiskale, auditori mendon se, si pasojë mund të kenë shmangien e mundshme tatimore, e kjo rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që zhvillojnë aktivitete të caktuara.

Auditori i ka dhënë 12 rekomandime ATK-së, në mënyrë që të adresojë ato 12 probleme gjatë këtij viti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test