Qytetarët vazhdojnë të ballafaqohen me papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë

Ekonomi

Qytetarët vazhdojnë të ballafaqohen me papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 17:49

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot raportin Pulsi Publik XIV, I cili financohet nga USAID, e që analizon perceptimet e qytetarëve lidhur me çështjet politike, ekonomike, të sigurisë dhe zhvillimore. 

Ky Puls Publik mbulon periudhën mes tetorit 2017 dhe prillit 2018 dhe përveç treguesve të zakonshëm kyç përmbanë edhe informata mbi qëndrimet rreth votimit tek kosovarët.

Raporti paraqet të dhëna për nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë. 

Në të gjithashtu ipen informata mbi problemet më të ngutshme me të cilat ballafaqohet Kosova e që mbesin të njëjta ku papunësia prin me 29%, pasuar nga korrupsioni me 14% dhe varfëria me 8% si tre çështjet themelore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale. 

Ky numër sjell të dhëna për perceptimet e kosovarëve në lidhje me korrupsionin në shkallë të gjerë në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, meritokracinë në sigurimin e punësimit në sektorin publik dhe privat, si dhe qëndrimet ndaj votimit.

Indeksi i Demokratizimit (ID) dhe Indeksi i Besimit Ekonomik (IBE), që ndjekin mendimet e Kosovarëve për proceset demokratike dhe perceptimet për kushtet ekonomike të cilat mbizotërojnë, përjetuan rritjen më të madhe që nga nëntori i vitit 2010: ID është matur me 1.48 dhe IBE me 1.42 në shkallën prej 1 (minimum) deri në 3 (maksimum).

Të anketuarit thanë se papunësia (29%), korrupsioni (14%), dhe varfëria (8%) janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Në krahasim me anketën e mëparshme, është shënuar një rënie prej 11 përqind e pikëve në numrin e të anketuarve të cilët perceptojnë papunësinë si një ndër problement më të mëdha.  

Shumica e Kosovarëve ndihen të sigurtë kur janë jashtë. Të dhënat e ndara sipas gjinisë nuk tregojnë dallim në mendimet e burrave dhe grave lidhur me sigurinë kur janë jashtë nëpër qytet. Përqindja e përgjithshme e të anketuarve perceptojnë se ekziston një shkallë e lartë e korrupsionit (31%). 

Megjithkëtë, shumica e të anketuarve kanë krijuar mendimet e tyre nëpërmjet shtypit dhe mediave elektronike (43%) si dhe në bazë të bisedave me miqtë dhe me të afërmit (40.5%).  Shumica e të anketuarve (63%) do të votonin për një parti politike specifike, ose për një koalicion, nëqoftë se zgjedhjet qendrore do të mbaheshin në të ardhmen e afërt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat