Prezantohet studimi për kalimin në energji të ripëtëritshme

Ekonomi

Prezantohet studimi për kalimin në energji të ripëtëritshme

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 06:14
Ilustrim

Balkan Green Foundation (BGF) dhe Germanwatch organizojn tryezën e rrumbullakët në lidhje me studimin “Kalimi në të ripëtëritshme – Drejt një të ardhme energjetike të begatshme dhe të qëndrueshme në Kosovë: sfidat dhe zgjedhjet e mundshme”.  
 
Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët do të diskutojnë rreth të gjeturave të studimit si dhe do të identifikojnë fushat në të cilat duhet të hulumtohet më thellësisht.  
 
Ky studim është kontribut i përbashkët në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkombëtar “Partneriteti Shumëpalësh për Tranzicionin e Energjisë në Kosovë” i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe e zbatuar nga BGF dhe Germanwatch.  
 
Projekti përmes qasjes së saj të bazuar në dialog ka për qëllim të adresoj akterët e rëndësishëm dhe relevant në temën e tranzicionit të energjisë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe enenrgji të pastër e të përballueshme për të gjithë.

 Përvojat e vendeve Evropiane dhe më specifikisht koncepti Gjerman „Energiewende‟ do të përdoret si referencë për mbështetjen e tranzicionit të energjisë në Kosovë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat