Oda Ekonomike ndan mirënjohje për Shell-in

Ekonomi

Oda Ekonomike ndan mirënjohje për Shell-in

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:30
Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës i ka ndarë mirënjohje kompanisë "Royal Dutch Shell", për kontribut në zhvillimin ekonomik, përmirësim të imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se po e nderojnë një kompani që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. 

"Për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e imazhit po i ndajmë këtë mirënjohje Shellit. Dua të besoj që prania e Shellit në Kosovë është një mesazh për të gjitha brendet evropiane që t'ia mësyjnë Kosovës", tha ai. 

Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell, tha se nga bashkëpunimi me Al Petrolin po i japin qytetarëve të Kosovës derivate cilësore.  Ai falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës për mirënjohjen që i ka ndarë.

 "Nga ana e Shellit dua të them se jemi shume të nderuar që jemi në Kosovë. Tani mund të shesim derivate shumë kualitative edhe qytetarëve fë Kosovës", tha Riegman.   Pronari i Al Petrol, Latif Kryeziu, tha se me ardhjen e Shellit në Kosovë kanë përmirësuar imazhin e Kosovës.  "Ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit. Ne këtu në Kosovë kemi një brend më të mirin dhe më këtë i ka larguar brengat për cilësinë e derivateve. Me ardhjen e brendit më të njohur ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Tash i kemi hapur dyert edhe investitorëve të huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Me këtë kemi kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës", tha Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat