Nxënësit e shkollës së mesme profesionale Bau Academy vizitojnë Gjermaninë

Ekonomi

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale Bau Academy vizitojnë Gjermaninë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:25

Bau Academy, shkollë e mesme e lartë profesionale me partneritet gjermano-kosovar ka vërtetuar se është një shkollë serioze që synim ka zhvillim e të rinjëve.

Misioni i shkollës Bau Academy është që t’u krijojë nxënësve mundësi të shumta të zhvillimit teorik dhe atij praktik, në zbatim të programit mësimor të shkollës, nxënësit e Bau Academy dhe disa nga mësimdhënësit bënë një vizitë njohëse në Gjermani, me të cilën synohej familjarizimi me metodat e mësimit praktik në shkollat simotra gjermane.

Gjatë kësaj vizite, u vizituan edhe disa kompani ndërtimore dhe prodhuese, të cilat paraqesin një shembull praktik të realizimit të mësimeve në Bau Academy.Shpresohet që kjo vizitë të jetë frytdhënëse, duke qenë se nxënësve u ka ofruar pikëpamje të reja për një të ardhme të ndërtuar pranë një shkolle profesionale siç është kjo e Bau Academy.

Programet mësimore për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

-Mjeshtër i ndërtimit – murator
-Instalues elektrik
-Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
-Metalpunues

Bay Academy kjo shkollë profesionale me standarde të larta po bëhet dita e ditës sinonim i suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat