Lekaj tregon për sa minuta do të shkohet në Malin e Zi nga Peja

Ekonomi

Lekaj tregon për sa minuta do të shkohet në Malin e Zi nga Peja

Nga: A.M. Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:32
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se Tuneli i "Alpeve shqiptare" që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi

Ai përmes një psotimi në Facebook ka bërë të ditur se ky tunel do të lidh Pejën me Rozhajen, si dhe ka thënë se  këtë vit do të përfundojmë me planifikim.

Postimi i plotë:

Tuneli i "Alpeve shqiptare" që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi, që do të lidhë Pejën me Rozhajen e rrjedhimisht, Peja do të lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.

Autostrada e "Dukagjinit" dhe Tuneli i "Alpeve", do ta bëjnë atraktive ketë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët Dukagjinas janë të njohur.

Ne, ketë vitë do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim.

Urojë ta kaloni një të dielë të këndshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat